Insigne bënë me "dhimbje kokke" Sarrin
Lorenzo Insigne, ylli i Napolit, është në dyshim për ndeshjen me Interin, pas një dëmtimi që zhvilloi mbrëmë.

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka marrë një lajm të keq pas humbjes nga Manchester City në Ligën e Kampionëve. Ylli i skuadrës, Lorenzo Insigne ka pësuar një lëndim në këtë ndeshje, derisa është në dyshim për ndeshjen me Interin, e cila luhet të shtunën, shkruan Albeu.com.

Lorenzo Insigne, i cili dje u largua nga loja për shkaqe sigurie, në ndeshjen ndaj Manchester City në Champions League, sot i është nënshtruar kontrollit për një kontrakturë në muskul. Gjendja e sulmuesit napoletan do të vlerësohet dit pas dite”, thuhet në njoftimin e Napolit. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori