Insigne falenderon De Rossin për gjestin që bëri ndaj tij
Lorenzo Insigne ka falënderuar Danele de Rossin për gjestin që kishte bërë në ndeshjen ndaj Suedisë.

Mesfushori Daniele de Rossi kishte refuzuar të luante në ndeshjen ndaj Suedisë dhe kishte kërkuar nga trajneri që ta inkuadronte Lorenzo Insignen.

Ky gjest i De Roosit është vlerësuar nga të gjithë edhe nga vet lojtari, i cili tha se ishte një gjest prej lideri.

“E falënderova De Rossin për gjestin e madhe, që ishte gjest lideri që dëshiron të ndihmojë skuadrën. Do të kisha qenë ”, tha Insigne për Il Mattino.

“Ne merituam një vend në Kupën e Botës, sepse jam i bindur se dhamë gjithçka nga vetja”, përfundoi mesfushori napolitan. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2017, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori