Insigne krenar për fitoren: Kampionati është në dorën tonë
Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, është i lumtur me fitoren e ekipit 0-5 kundër Calgiarit dhe pas ndeshjes ai motivon skuadrën e tijqë të vazhdojë të fitojë ndeshje dhe titulli ende është në dorën e tyre.

“Kemi pasur ndeshje të mirë dhe rezultat i rëndësishëm”, ka thënë Insigne për Premium Sport.

“Jemi në maje, është në duart tona. Duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Juve nuk do të dorëzohet, por ne kemi treguar se kemi karakter të madh dhe zemër të madhe”.

“Nuk jemi duke i bërë presion askujt, po luajmë çdo ndeshje si finale. Shpresoj të shpërblemi në fund të sezonit”.

“Gjithmonë tentojë të shpaguajë besimin e trajnerit, edhe nëse nuk shënoj. Nuk kam shënuar shumë, kështu që i kërkova Jorginhon të më lejojë të gjuajë penalltinë dhe e falënderoj atë që më lejoi”.

“Reina? Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë, por nuk varet nga unë të vendosi gjëra të tilla. Por, jam i bindur se Pepe dëshiron të qëndrojë këtu sa më gjatë që është e mundur”, ka shtuar Insigne./albeu.com/
Shtuar më 27/02/2018, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori