Insigne nuk ka dyshime: Goli numër 100? Më mirë Superkupa
Lorenzo Insigne sfidon Juventusin. Kapiteni i Napolit do të jetë në fushë nesër në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, në finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

Aktualisht 29-vjeçari ka arritur kuotën e 99 golave me fanellën e Napolit dhe ndaj “Zonjës së Vjetër” synon të kapë shifrën 100.

“Ëndërroj më shumë fitoren. Gjëja e rëndësishme është të bësh një paraqitje të shkëlqyeshme, pavarësisht nëse shënon apo jo. Komplimentet janë të bukura, sidomos të Mancini, por mundohem të punoj çdo ditë dhe të rregulloj disa të meta”.

Por si është forma e Napolit para Superkupës?

“Ne vijmë nga një performancë e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojmë kështu. Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por ne jemi përgatitur mirë. Për klubin dhe tifozët kjo kupë ka një rëndësi të madhe. I shoh shokët e mi të përqendruar. Thjesht duhet të bëjmë gjëra siç i dimë, pa frikë”.

Juventus dhe Napoli tashmë janë takuar në fund të sezonit të kaluar, në finalen e Kupës së Italisë. Dhe me atë rast, Insigne dhe shokët e tij triumfuan pas goditjeve të penalltive.

“Kanë kaluar gjashtë muaj, nesër do të jetë një tjetër ndeshje. Shpresoj se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme. Është një takim i vetëm dhe ne do ta luajmë në mënyrë të barabartë.”

Shtuar më 19/01/2021, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori