Insigne, pikëpyetja e madhe në ndeshjen Barcelona - Napoli
Para ndeshjes Barcelona – Napoli, e gjithë vëmendja është te Lorenzo Insigne.

Kapiteni i Napoli, Lorenzo Insigne, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Napoli në Serie A, kundër Lazios.

Testet e fundit të lojtarit kanë treguar një dëmtim në këmbën e majtë, por nuk përjashtojnë mundësinë për rikthim.

Insigne tashmë po lufton me kohën që të rikuperohet në kohë për atë që mbetet si ndeshja më e rëndësishme për Napolin.

"Lorenzo Insigne, i lënduar në minutat e fundit kundër Lazio gjatë së shtunës, i është nënshtruar sot ekzaminimeve, të cilat treguan një lëndim në tendonin e majtë", thuhet në njoftimin e klubit.

"Gjendja e tij do të shikohet ditë pas dite", thuhet tutje.

Lorenzo Insigne do të ishte humbje e madhe për Napolin, pasur parasysh se ai bënte rolin kryesor në formacion për gjatë gjithë sezonit.
Shtuar më 03/08/2020, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori