E ardhmja e Aly
Cissokho duket se do të jetë Serie A italiane. Mbrojtësi i krahut të majtë te
Olimpik Lion, shumë pranë Milanit sezonet e shkuara, duket se ka përfunduar në orbitën e "kushërinjëve" të kuqezinjëve,
Inter.
Klubi zikaltër, sipas disa mediave spanjolle, është duke menduar të ofrojë 11 milionë
euro klubit transalpin, duke kaluar edhe ofertën e parë që ishte 7 milionë
euro.
Aly
Cissokho, para se të transferohej në Francë te
Olimpik Lion, ka qënë futbollist i Portos. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012,
ora 11:40