Inter: 30 milionë nga 4 shitje (FOTO LAJM)

Ricky Alvarez (Atletico Madrid)
Pëlqej
Merkatoja e Interit ka hyrë në një fazë lodhjeje pasi Walter Mazzarri mori të gjithë lojtarët që kërkonte: Vidiç dhe Dodo në mbrojtje, Medel dhe M'Vila në mesfushë dhe Osvaldo në sulm. Ndërsa tani i vetmi emër i mbetur që kërkohet nga tekniku livornez është Rolando i Portos.

Por zikaltrit po punojnë edhe në dalje. Sipas "Tuttosport", me largimin e Ricky Alvarez (Atletico Madrid), Fredy Guarin (Zenit, Juve ose Manchester United), Zdravko Kuzmanoviç dhe Ruben Botta Inter mund të sigurojë 30 milionë euro me të cilat mund të bëjë edhe goditjet e fundit në merkato.

Pritet që të martën ose të mërkurën Erick Thohir të mbërrijë në Milano për ti dhënë dritën jeshile shitjeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori