Inter, 56.1 mln euro nga merkatoja (FOTO LAJM)

Diego Forlan - 9 mln euro
Inter është gati të nisë një cikël të ri, pas një vere ku është limuar një pjesë e mirë e shifrave stratosferike që presidenti Massimo Moratti paguante për pagat e futbollistëve të tij. Ashtu siç shkruante dje e përditshmja "Corriere dello Sport", me lëvizjet e urdhëruara sivjet nga bosi zikaltër është kaluar nga 170 milionë euro paga vjetore në 140 milionë, ndërkohë që vitin e ardhshëm kjo shifër pritet të bjerë deri në 120-130 milionë euro, duke kujtuar që vetëm dy vite më parë zikaltrit paguanin saktësisht 200 milionë.

Vetëm nga zgjidhja e disa kontratave afatgjata dhe disa largimeve janë kursyer mbi 50 milionë euro. Konkretisht: 9 milionë euro nga kontrata me ish-sulmuesin Diego Forlan, 5.6 milionë nga sulmuesi tjetër Giampaolo Pacini, 19 milionë nga largimi i portierit Julio Cesar dhe 13.5 nga Lucio.

Por, gjithsesi, ulja e pagave nuk do të përfundojë këtu, sepse nga sezoni i ardhshëm presidenti Moratti do të mbledhë të gjithë senatorët e tij: Sneijder (4.5 milionë eurosezon), Milito (5.1 milionë eurosezon) e Cambiasso (4 milionë eurosezon), që t’i ulin pagat deri në 3 milionë, aq për sa firmosi edhe Antonio Cassano.

Në fakt, këto paga që ai do ofrojë do ta kapërcejnë gjithsesi murin prej 3 milionë eurosh, por vetëm duke u ofruar futbollistëve bonuse në bazë të rendimentit dhe arritjeve e trofeve që do të realizojë klubi. Në këtë mënyrë, Massimo Moratti jo vetëm që do të forcojë lidhjet e tij me investitorët kineze, por së bashku me ndërtimin e stadiumit të ri do t’i sigurojë Interit një të ardhme milionere, kursime të rëndësishme për merkaton dhe mbajtjen larg të rreziqeve që mund të vijnë nga ligjet e ashpra të UEFA-s, lidhur me "Fair-Play"-in financiar. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori