Inter, 6 kandidatë për mesfushën (FOTO LAJM)

Fernando - Porto
Ardhja e një mesfushori mbetet prioriteti i merkatos së Inter. Qarkullojnë shumë emra, por deri sot askush nuk duket i duhuri. Në listën zyrtare që Inter i ka dërguar UEFA-s për Europa League janë katër mesfushorë: Zanetti, Cambiasso, Guarin e Mudingayi. Pak për të prëballuar një sezon të tërë.

Në listën e dëshirave të zikaltërve janë: Fernando, De Jong, Paulinho, Sandro dhe Sahin por sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", së fundmi është edhe mesfushori i Galatasaray, Emanuel Eboue.

Një prej tyre do të vishet zikaltër, por se kush ende nuk dihet.../albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori