Modriç kalon te Inter në janar
Thashethemet për kalimin e mesfushorit të Real Madrid, Luka Modriç te skuadra e Interit nuk kanë fund. Së fundmi ka qenë gazeta torineze “Tuttosport” që shkruan se drejtuesit zikaltër e duan Modriç me çdo kusht në “San Siro”.

Gjithmonë sipas kësaj gazete, lojtari është shumë i gatshëm për këtë aventurë pasi një kalim në kampionatin Italian do ta kompletonte më së miri karrierën e tij pasi më parë ka luajtur edhe në Angli. Modriç është ëndërra në sirtar e tifozëve zikaltër të cilët shpresuan edhe në merkaton e verës, por nuk i’a dolën. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori