Inter-Atalanta, avullojnë biletat në San Siro
Interi do të luajë të dielën në orën 18:00, kundër Atalantës. Një ndeshje që do të vendosë shumë për zikaltrit dhe rrugën e tyre për Ligën e Kampionëve në sezoni tjetër.

Sipas asaj që konfirmohet nga “Gazzetta Dello Sport”, deri më tani janë shitur plot 56.348 bileta. Interesi është shumë i madh dhe pritet që deri të dielën të jenë shitur të gjitha biletat.

Fitorja 0-4 kundër Xhenoas ka sjellë sërish buzëqeshjen te tifozët, të cilët do të jenë në stadium për të ndihmuar skuadrën.

Gjithashtu ka optimizëm dhe për Ikardin, i cili u rikthye në mënyrën më të fuqishmë duke shënuar gol në ndeshjemn e djeshme.
Shtuar më 04/04/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori