Inter-Atalanta, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

INTER (3-5-1-1)
Pëlqej
Pas barazimit të djeshëm mes Empolit dhe Milanit Serie A vijon sot në mbrëmje me ndeshjet e tjera të javës së katërt. Në "San Siro", në ora 20:45, Inter pret Atalantan me një synim të vetëm: fitoren pas barazimit në fundjavë në Palermo.

Mazzarri rigjen një pjesë të rëndësishme të grupit pasi argjentinasi Rodrigo Palacio është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e ka penguar të luajë në vazhdimësi gjatë tre ndeshjeve të para të sezonit.

32-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm në skemat e Mazzarrit, pasi përveç nuhatjes që ka përpara portës, ai është simbol i sakrificës dhe shpirtit të garës, dy veti që tekniku toskan i kërkon tek çdo lojtar.

Argjentinasi do që qëndrojë pas shpinës së sulmuesit të vetëm të deklaruar, Mauro Icardi. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori