Zëvendësuesi i Samuel Eto`o tek Interi do jetë
Diego Forlan, për një shifër të përafërt me 5 milion euro. Ditën e sotme pritet
finalizimi i tratativës, që sipas mediave
spanjolle, ka përfunduar dhe
lojtari pritet të shkojë në Milano.
Sipas tyre kanë mbetur vetëm detajet e fundit të kontratës për t'u saktësuar dhe vizitat mjekësore, që do të mundësojnë edhe zyrtarizimin e sulmuesit uruguaian si
lojtari më i ri i Interit.
Diego Forlan i kishte kërkuar trajnerit të Atleticos së Madridit që të mos grumbullohej për transfertën e Europa League e cila u luajt dje, sepse tashmë nuk ndihej më pjesë e skuadrës
spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2011,
ora 15:58