E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Inter barazon me Juven (VIDEO)
Ka përfunduar me barazim 1-1 derbi i javës në Serie A ndërmjet Interit dhe Juventusi i zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Në pjesën e parë, mysafirët administruan më mirë lojën ndërsa përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Inter u tregua i rrezikshëm duke rrezikuar disa herë portën e juventinëve.

Pak minuta pasi hyri në lojë, Mauro Icardi kaloi në epërsi Interin (73’) pas asistimit të Ricardo Alvarez.

Por, juventinët reaguan shumë shpejt duke bërë tifozerinë vendase të heshtet.

Arturo Vidal barazoi rezultatin në minutën e 75-të.

Në minutat në vazhdim, skuadrat sa dëshironin ta fitonin ndeshjen, po aq edhe dëshironin të mos e humbnin atë, prandaj tregoheshin të kujdesshme. Handanovic u tregua vendimtar kur po afrohej fundi. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 20:56
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Juventus FC në Albeu
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Internazionale Milano në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori