Inter-Barça, zikaltërit vendosin rekord arkëtimesh
Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshje e shumë pritur, Inter-Barcelona e vlefshme për Uefa Champions League. Një përballjë ku zikaltërit do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv duke shfrytëzuar faktorin fushë.

Kjo ndeshje ka vendosur një rekord për Interin pasi janë shitur plot 78 mijë bileta duke bërë që të arkëtohen plot 5.8 milionbë euro si asnjë ekip tjetër më parë Italian. Madje zikaltërit kanë kaluar edhe Romën që sezonin e kaluar ndë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Liverpool arkëtoi plot 5.6 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori