Inter-Barcelona është trukuar?
Tetë vjet pas çështjes “Apito Dourado” (Bilbili i Artë), futbolli portugez rrezikon të jetë dëshmitar i një tjetër skandali korruptiv. Gjithçka nis nga një hetim i arbitrit Josee Manuel Silva Kardinal, i cili dyshohet se ka përfituar 2 mijë euro përpara ndeshjes së Kupës së Portugalisë, Sporting Lisbonë-Maritimo.

Antikrimi ekonomik ka zbuluar se në llogarinë bankare të Kardinalit, në qytetin e Madeiras, janë derdhur 2 mijë euro dhe për këtë një burim anonim ka njoftuar klubin e Sportin. Kardinal do të ishte anësor i këtij takimi, ndërsa është tërhequr në minutat e fundit për “motive personale”.

Ndeshja ishte e vlefshme për çerekfinalet e kupës dhe është zhvilluar më 23 dhjetor (Sportingu fitoi 3-0).

Mirëpo hetimi, që paska lindur si hakmarrje e ish-bashkëshortes së gjyqtarit (kjo e fundit dorëzoi dokumentet që vërtetojnë transferimin e eurove), pritet të marrë përmasa alarmante. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Problemi është se 45-vjeçari dyshohet për raste të tjera korrupsioni sipas shtypit iberik, përfshirë edhe ndeshjen Inter- Barcelona në vitin 2010. Kardinal ishte një nga anësorët e ndeshjes gjysmëfinale të Champions-it në “San Siro”.

Takimi që u drejtua nga kryesori Olegario Benkuarença, pritet të ndezë polemika në kampin e kampionëve të Evropës, të cilët e humbën sfidën me rezultatin 3-1, ndërkohë që një nga golat e italianëve, ai i Diego Militos, ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje dhe është kontestuar me forcë nga kampionët aktualë të Evropës.

Katalanasit u eliminuan, edhe pse në “Camp Nou” fituan. Federata portugeze pritet të kërkojë dhe ndihmën e UEFA-s nëse përmasat e hetimit do të zgjerohen deri në ndeshjet evropiane.

Policia gjyqësore ka marrë në pyetje dhe zv/ presidentin e klubitSportingut, Paulo Pereira Kristofer, pasi nuk ka përjashtuar mundësinë që e gjithë kjo histori të jetë një kurth i organizuar nga drejtuesit e klubit nga Lisbona, pasi Kardinal nuk i është përgjigjur “nderit” që këta të fundit mund të kenë kërkuar. P

residenti i Sportingut, Godino Lopez, ka hedhur poshtë çdo lidhje të klubit të tij me këtë çështje. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2012, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori