Inter: Benitez rigjen Militon
Benitez siguron të gjithë mbi gjendjen fizike të Militos. “ Diego është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, është mirë, nëse nuk do të ketë probleme të tjera do të jetë io përzgjedhur për ndeshjen e rradhës”, shprehet trajneri I Interit.

Nuk mungon as komenti I tij për përjashtimin e Militos nga lista me 23 lojtarë për fitimin e topit të artë. “Është një gjë shumë e çuditshme”, ka thënë Benitez.

Tekniku I Interit e di që tani për tani I mungon diçka në sulm, dhe për ndeshjen kundër Genoas do të jetë disponibël edhe Pandev.” Na mungojnë golat e Diegos dhe Goranit por megjithatë jam shumë I kënaqur me Eto’o”, ka përfunduar Benitez.(albeu.com)
Shtuar më 28/10/2010, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori