Inter, Blanc: S'e kam menduar kurrë shitjen e Lavezzit
Pëlqej
Trajneri i Paris Saint Germain Laurent Blanc ka folur për merkaton gjatë takimit të trajnerëve europianë në Nyon në Francës: "Për disa Lavezzi tashmë duhet të ishte diku tjetër, por në fakt është ende te PSG. Për mua nuk ka qënë kurrë në shitje. Kemi humbur vetëm dy futbollistë në skadim kontrate (Alex dhe Menez te Milan) dhe mbajtëm të tjerët, përfshirë edhe Verratti", ka thënë Blanc.

Pavarësisht fjalëve të teknikut francez Inter duket se nuk do të heqë dorë nga dëshira për të marrë argjentinasin që në merkaton e janarit. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori