Inter bën gati rinovimin me Handanovic deri në vitin 2020
Samir Handanovic
Samir Handanovic është gati të rinovojë për Interin deri në vitin 2020. Kontrata aktuale e të cilit me zikaltrit skadon në verën e vitit 2019, por për të janë të interesuara disa skuadra të njohura angleze.

Gardiani slloven ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit milanez duke përcjellë gjithmonë sigurinë e tij mes shtyllave.

Për Handanovic sëfundmi kanë shfaqur intres, Liverpooli, Chelsea por edhe Manchester City. Claudio Bravo, Pep Guardiola po kërkon një emër të ri për portën dhe 32-vjecari ballkanas mund të jetë njeriu ideal për Citiziens.
Shtuar më 26/02/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori