Inter-Bologna, zikaltrit pa Milito dhe Stankoviç
Diego Milito dhe Dejan Stankoviç do të mungojnë në ndeshjen që Interi do të luajë të premten në mbrëmje ndaj Bologna, e vlefshme për Serinë A.

Sulmuesi argjentinas dhe mesfushori serb vuajnë nga një gjendje gripale dhe nuk janë grumbulluar nga Claudio Ranieri për takimin e San Siros.

Mungesa të tjera për zikaltërit, që nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionatin italian, janë edhe Alvarez e Samuel. Ndërkohë që do të jetë i gatshëm portieri Julio Cesar, i cili kishte disa probleme me bërrylin gjatë kësaj jave. /albeu.com/

Ja lista e të grumbulluarve nga Claudio Ranieri:

Portierë: Julio Cesar, Castellazzi, Orlandoni

Mbrojtës: Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Ranocchia, Chivu, Faraoni, Nagatomo

Mesfushorë: Sneijder, Palombo, Poli, Cambiasso, Obi

Sulmues: Pazzini, Forlan, Zarate, Castaignos
Shtuar më 16/02/2012, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori