Inter, Carrew: Kjo është mundësia ime e artë
Vijnë edhe fjalët e para të John Carrew para firmosjes së kontratës me Interin. Sulmuesi norvegjez ka mbërritur sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe pas tyre pritet të firmosë një kontratë 4-mujore me zikaltrit në bazë të së cilës do të përfitojë 300 mijë euro plus bonuset.

"Kjo është një mundësi e madhe për mua. Ndjehem në formë. Këto muaj kam udhëtuar shumë por edhe jam stërvitur shumë", është shprehur John Carrew. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori