Inter-Cassano, dashuri e marrë fund
Gjatë emisionit "Lo Sai Che", gazetari i "Sportitalia", Michele Criscitiello ka deklaruar se Antonio Cassano, edhe pse ka pak ditë që është pjesë e Inter, nuk gëzon dashurinë e shokëve të skuadrës dhe e sheh si një aventurë të dështuar dhe të marrë fund.

Klani argjentinas që dominon te zikaltrit nuk i pëlqen shakatë e tepruara të sulmuesit barez, të cilat në të shumtën e rasteve kanë si viktimë mbrojtësin japonez Yuto Nagatomo.

I vetmi futbollist që kënaqet nga shakatë e ish sulmuesit të Milan është hollandezi Wesley Sneijder. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori