Inter, De Biasi paralajmëron Mazzarrin
Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi komentoi për mediat italiane zgjedhjen e Walter Mazzarrit për të lënë Napolin e për tu afruar me shumë mundësi në klubin zikaltër. De Biasi shprehet se e kupton vendimin e homologut të tij për tu larguar nga të kaltërit pas një kohe të gjatë në stolin e Napolit por më pas shton se për sa i përket të ardhmes trajneri është vendimtar për një projekt afatgjatë.

"Duhet të kuptohet qartësisht se çfarë një klub kërkon nga trajneri, dhe në këtë pikë besoj se Mazzarri rrezikon jo pak nëse shkon te Inter", tha de Biasi, i cili e mbyll deklaratën e tij me një batutë, duke u shprehur se gjithsesi Mazzarri mund të mendojë se vitin e ardhshëm te Interi nuk mund të shkojë më keq se sezonin që lamë pas. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori