Inter deklason Romen me 4-0
Albeu.com
Superderbi i javës së shtatë në Serie a ndërmjet Romës dhe Interit u ka takuar kampionëve të cilat e kanë deklasuar Romën në Olimpico me rezultat 4-0.Me të filluar ndeshja (5’) njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimovic, krijoi epërsinë për mysafirët e cila zgjati deri në fund të pjesës së parë.

Kryeqytetasit shfaqën një lojë të baraspeshuar në gjysmën e parë pavarësisht se ishin në disavantazh, mirëpo pjesa e dytë foli vetëm për Interin.

Sërish Ibrahimovic me të filluar pjesa e dytë (47’) e dyfishoi rezultatin për zikaltrit të cilët tashmë krijuan sigurinë në ndeshje.

Një goditje nga distanca e serbit Stankovic (54’) e ngriti rezultatin në 3-0, ndërsa dy minuta më pas, Obinna ia vuri kapakun ndeshjes me golin e katërt dhe deklasues për romakët, të cilët gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes dëshironin që sa më shpejtë të përfundojë ky takim.

Kjo fitore e ngrit Interin në pozitën e parë me 16 pikë dhe nëse luan kështu do ta mbajë këtë pozitë deri në fund të Kampionatit.
Shtuar më 20/10/2008, ora 05:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori