Inter del me njoftim zyrtar: Asnjë i infektuar me koronavirus
Stafi dhe lojtarët e Inter iu janë nënshtruar testeve për koroanvirus, dhe sot gjatë ditës janë bërë të ditura rezultatet.

Sipas faqes zyrtare të skuadrës ‘Zikaltër’, asnjë anëtar apo lojtar i skuadrës nuk ka rezultuar pozitiv.

"FC Internazionale Milano njofton se të gjitha rezultatet e testeve të së premtës nga stafi dhe lojtarët e klubit janë kthyer si negative", thuhet në njoftim.

Inter tashmë është gati që të rinis seancat stërvitore në grup, të cilat lejohen të zhvillohen qysh nga nesër.
Shtuar më 17/05/2020, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori