Fantazisti hollandez i
Inter,
Wesley Sneijder gjatë stërvitjes së djeshme në Pinetina, ka pësuar një dëmtim muskulor raporton "FcInternews.it".
Sipas stafit mjekësor të klubit zikaltër, prezenca e hollandezit në ndeshjen e së mërkurës në Champions League përballë Olimpik Marsejë do të merret vesh në orët në vijim. Por sipas asaj që është parë në fushën e stërvitjes, vështirë se
Wesley Sneijder do të jetë nën urdhërat e
Claudio Ranierit të mërkurën në mbrëmje.
Ky sezon ka qënë tejet negativ për hollandezin, i cili ka qënë i kushtëzuar nga dëmtime të shpeshta, duke mos e lejuar ti vijë në ndihmë skuadrës në vështirësi. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012,
ora 16:28