Inter dërgoi Ausilion në ndeshjen PSG - Real Madrid, për të vështruar këto lojtarë
Drejtorin sportiv të Interit, Piero
Ausilio mbrëmjen e të martës ishte i pranishëm në stadiumin Parc des Princes për të ndjekur nga afër sfidën e Championsit mes PSG-së dhe Realit të
Madridit.
Në fakt vizita e drejtuesit zikaltër kishte të bënte me merkaton, pasi
Interi po studion terrenin për të afruar në skuadër gjatë verës së ardhshme tre futbollistë me peshë që janë pjesë e këtyre dy skuadrave. Bëhet fjalë për dyshen argjentinase të Paris Saint Germain, Di-Maria-Pastore të cilët prej kohësh janë në radarët e klubit milanez por edhe për ishin e madh Mateo Kovacic, i cili po gjen pak hapësira në formacionin e Zidane te Reali i
Madridit dhe
Ausilio synon ta rikthejë në San Siro.
Për momentin
Interi nuk ka bërë asnjë ofertë për asnjë nga futbollistët por diçka e tillë pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 13:28