Inter dështon me Salah, mendon për Cuadrado apo Mertens
Inter ka dështuar të huazojë futbollistin Mohamed Salah, ndërsa kjo gjë e ka detyruar Interin që të mendojë për Juan Cuadradon (Chelsea) apo Dries Mertens (Napoli).

Interi synonte të huazonte egjiptianin, mirëpo Salah vendosi të vazhdojë të luajë te Viola.

Pas kësaj, zikaltrit kanë kthyer vëmendjen nga Cuadrado.

Cuadrado kaloi në Chelsea në janar nga Fiorentina për 31 milionë euro, ndërsa Salah shkoi në drejtim të kundërt në formë huazimi.

Sipas Sky Sport Italia, nëse Interi nuk arrin ta marrë Cuadradon në formë huazimi, atëherë opsioni i tretë i Roberto Mancinit është Mertens. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori