Inter dhe Barcelona në konkurrencë për Bale
Pëlqej
Gareth Bale
Nuk është vetëm Interi që ndjek mbrojtësin e majtë të Tottenhamit, Bale. Pas këtij lojtari është edhe Barcelona e cila është në kërkim të një zëvendësuesi për Abidal dhe Maxwell. Emri I 21 vjeçarit qarkullon prej kohësh dhe konkurrenca me zikaltërtit I ka rritur vlerën lojtarit. Flitet për një shifër rreth 40 milionë euro. Drejtori sportive katalanas, Zubizarreta, e ka pranuar këtë në një media spanjolle. “Bëhet fjalë për një lojtar interesant me karakteristika të ndryshme që mund të shfrytëzohen në La Liga”, mësohet të jetë shprehur Zubizarreta.(albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori