Inter dhe Milan akord për stadiumin e ri
Inter dhe Milan kanë bashkuar forcat dhe janë gati për ndërtimin e stadiumit të ri.

Presidenti i Milan, Paolo Scaroni dhe presidenti i Inter, Steven Zhang, janë të vendosur për ndërtimin e ‘stadiumit më të bukur në botë’.

Scaroni ka bërë të ditur se javën tjetër do të mbahet takimi me drejtuesit e komunës së Milan, ku do të diskutohen detaje për stadiumin.

“Javën tjetër ne do të mbajmë një takim në komunë, shpresoj vendim për temën e stadiumit” ka thënë Scaroni.

“Nëse ka një qytet që mund ta bëjë, është Milano”, ka shtuar shefi i ‘Rosoneri’.

Diskutimet për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Milano kanë nisur moti, por vendimi nuk është marrë akoma.

Por, e rëndësishme është ajo që dy skuadrat janë në akord, dhe zëvendësimi i mitikut ‘San Siro’ nuk është larg.
Shtuar më 09/03/2020, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori