Inter dhe Tottenham në garë për sulmuesin e Wender Bremen
Inter dhe Tottenham raportohet se duan të firmosin me kapitenin e Werder Bremen Max Kruse këtë verë.

Sipas Sky Sport Deutschland, Inter dhe Spurs kanë shfaqur interes serioz për Kruse, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sky shton se 31-vjeçari do të ishte i interesuar për një transferim si në Premier League, ashtu edhe në Serie A me kusht që klubet të luajnë në Champions League.

Sulmuesi i dytë ka shënuar nëntë gola duke dhënë edhe 12 asiste për Bremen këtë sezon, teksa ka 14 ndeshje me Gjermaninë.

Ai gjithashtu njihet për penalltitë e sakta, pasi ka që prej prillit të 2012 që nuk humbet nga pika e bardhë. /albeu.com/


Shtuar më 28/03/2019, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori