Inter dhe Tottenham kërkojnë shërbimet e Di Marias
Sulmuesi Angel di Maria ka pranuar një propozim nga PSG për të rinovuar kontratën që i skadon në qershor.

Oferta është bërë në dhjetor, por nuk i ka pëlqyer lojtarët. Thuhet se klubi francez i ka ofruar rinovim me zbritje page që fiton rreth një milionë euro në muaj.

Di Maria dëshiron kontratë dyvjeçare para se të mbyll karrierën evropiane dhe thuhet se ndihet mirë në PSG se bashku me familjen.

Dy palët janë duke vazhduar me negociata rregullisht dhe ka optimizëm se gjuha e përbashkët mund të gjendet.

Sidoqoftë, sipas L’Equipe, Inter dhe Tottenhami gjithashtu kanë kontaktuar lojtarin dhe i kanë prezantuar projektet e tyre.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë argjentinasit që thuhet se preferon qëndrimin në "Parkun e Princave".
Shtuar më 27/01/2021, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori