Ditë më parë është përmendur emri i Andrea Dosenna si lojtari i ardhshëm i krahut te
Inter. Ai ka qënë pranë zikaltërve që prej merkatos së shkuar kur Massimo Moratti ishte i gatshëm të ofronte 3 milionë euro.
Por sot, "Gazzetta dello Sport" lançon një emër të ri për klubin milanez. Bëhet fjalë për hollandezin Royston
Drenthe, i cili sezonin e fundit është
aktivizuar te
Everton.
Klubi i Morattit prej disa ditësh intersohet për ish lojtarin e Real Madrid, për të cilin prej disa sezonesh interesohet edhe Fiorentina. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2012,
ora 09:39