Inter e pranon publikisht, Ausilio flet sa shumë e dëshirojnë Rafinhan
Pëlqej
Braziliani Rafinha është më i kërkuari nga Interi në këtë sezon merkatoje, por Barcelona po bën një rezistencë shumë të fortë.

Zikaltrit kanë arritur akordin me futbollistin dhe tani po negociojnë me katalanët, që kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, kundrejt 20-ve që ofron Interi.

Gjithsesi, Drejtori Sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio shprehet besimplotë se tratativa do të përfundojë me sukses, por kërkon kohë për këtë.

“Kemi një marrëveshje me lojtarin dhe po negociojmë me Barcelonën. Është një marrëveshje që besojmë shumë se do mbyllet, por kërkon kohën e saj”, u shpreh Ausilio për mediet italiane./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori