Inter, emergjencë në mbrojtje para derbit (FOTO LAJM)

Të dëmtuar: Andrea Ranocchia
Inter kthehet nga Rumania me kualifikimin në xhep, por me një infermieri të mbushur në prag të derbit të së dielës kundër Milan, ndaj dhe Andrea Stramaccioni duhet ti bëjë mirë llogaritë me repartin e mbrojtjes.

Andrea Ranocchia doli i dëmtuar 8 minuta para fundit të ndeshje së djeshme kundër Cluj dhe me mungesën e Samuel (thembra e Akilit, ndeshja e fundit e luajtur më 6 janar kundër Udineses) dhe dëmtimit të Silvestre para ndeshjes së djeshme, tekniku zikaltër do të ketë për derbin e Madoninës vetëm dy mbrojtës për qëndrën: Chivu dhe Juan Jesus. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori