Inter, është dita e Fredy Guarin
Pëlqej
Mund të marrë fund më në fund telenovela që lidhet me të ardhmen e Fredy Guarin. Sipas "Corriere dello Sport", sot do të zhvillohet takimi mes Drejtorit Sportiv zikaltër Piero Ausilio dhe prezantuesit të kolumbianit Marcelo Ferreyra.

Skuadra që është interesuar më shumë për mesfushorin e Interit gjatë orëve të fundit ka qënë Manchester United, që nuk po mund të afrojë Arturo Vidal, ndërkohë që në pritje janë edhe Wolfsburg, Zenit, Sevilla dhe Hamburgu. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori