Inter fiton me një gol ndaj ukrainasve (VIDEO)
Pëlqej
Interi ka mposhtur Dnipro Dnipropetrovskin me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të Europa League.

Ekipi ukrainas nga minuta e 67-të, ka luajtur me një lojtar më pask pasi futbollisti Ruslan Rotan u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Disa minuta më vonë (71'), pas harkimit të Guarin, Danilo D’Ambrosio shënoi golin i cili e kaloi në epërsi Interin. Zikaltrit e dominuan pjesën e mbetur të takimit, por nuk pati gola të tjerë.

Nga ndeshjet tjera, PSV Eindhoven fitoi ndaj Estoril (1-0) në kuadër të Grupit E ndërsa Borussia Monchengladbachut barazoi ne Villarrealin (1-1) në Grupin A.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, u inkuadrua nga minuta e parë për ekipin gjerman.

Grupin C, Tottenham Hotspur ka luajtur pa gola si mysafir i Partizanit të Beogradit. Po në këtë grup, edhe Besiktasi ka barazuar (1-1) përballë Asteras Tripolis.
Shtuar më 18/09/2014, ora 21:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori