Inter, fitues i Kupes se Italise
Albeu.com
Inter është fitues i Kupës së Italisë. Interi u përball sonte në finalen e Kupës me Romën në Stadio Olimpico, ndërsa fitoren ia solli goli i minutës së 40-të i shënuar nga Diego Milito.Për të pestën herë në gjashtë vitet e fundit, këto dy skuadra takohen në finalen e Kupës, dhe dy kupat e fundit (2007 dhe 2008) u fituan nga Roma.

Ky është trofeu i parë i Interit për sivjet, ndërsa vazhdon gara edhe për dy trofe të tjera, Kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Në kampionatin italian, Interi konkurrent ka Romën ndërsa në Ligën e Kampionëve, Bayern Munichun. Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me 22 maj.



Ja goli i vetëm i ndeshjes:

Shtuar më 05/05/2010, ora 22:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori