Inter, gati oferta për Yaya Toure
Inter e ka seriozisht për Yaya Toure-në dhe tashmë tifozët zikaltër kanë 60 milionë arsye për të besuar. Presidenti Erick Thohir ka vendosur një ekstra-buxhet për të bindur mesfushorin nga Bregu i Fildishtë për ti thënë "po" ofertës së italianëve, e cila është bërë e ditur gjatë takimit të 18 marsit mes drejtorit sportiv të Interit dhe agjentit të lojtarit Dimitri Seluk, shkruan "La Gazzetta dello Sport".

Interi e ka gati që tani numrin 42 për Yaya Toure ndërsa drejtuesit shpresojnë se me afrimin e tij abonimet do të rriten me 10 mijë.

Yaya Toure ka një kontratë me Manchester City-n që skadon në vitin 2017 dhe përfiton nga ajo plot 11 milionë euro në sezon. Interi i ofron një kontratë deri në vitin 2020 kur futbollisti do të jetë 37 vjeç, përcjell Portali Albeu.

A mjafton? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori