Inter-Genoa, Podolski e Shaqiri gati
Interi u përforcua në këtë merkato janari me afrimin e Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, i pari mbërritur nga Arsenali dhe i dyti nga Bayern Munchen.

E ndërsa gjermani pritet ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen me Genoan nesër në orën 12:30, për shqiptaro-zviceranin kjo do të jetë e vështirë.

Ish-futbollisti i Bayernit pritet të jetë në stol, e ndoshta edhe të aktivizohet për disa minuta, por më parë Roberto Mancini kërkon të sigurohet për gjendjen e tij fizike dhe t’i japë maksimumin e kohës për t’u përshtatur.

Sa i takon formacionit, teknuku zikaltër duhet të bëjë llogaritë në një sfidë kaq të vështirë pa të skualifikuarit Ranocchia, Juan Jesus dhe Kovaçiç, që të gjithë të ndëshkuar me kartonë në përballjen e përfunduar 1-1 me Juventusin të martën. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori