Inter, Gilardino zëvëndësues i Militos
Thashethemet e merkatos kanë propozuar gjatë orëve të fundit një pistë të re, e cila lidh Interin me ish-milanistin Alberto Gilardino. Zikaltrit, të cilët po kërkojnë një sistemim për Pazzinin, mendojnë se Longo nuk është akoma gati për të pasur një rol protagonisti në Serinë A. Për këtë arsye, për t’i dhënë mundësinë Militos që të bëjë pushim gjatë sezonit, kanë menduar për sulmuesin e Genoas.

Gilardino, nga ana tjetër, e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Xhenova për një sërë arsyesh. Për pasojë, zikaltrit po mendojnë ta marrin futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit. Por me shumë mundësi drejtuesit e klubit kuqeblu mund të mos kenë të njëjtin mendim. Kjo, sepse presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, shpreson që ta shesë sulmuesin për një shifër prej 5-6 milionë eurosh, duke pasur parasysh faktin që në janar pagoi 8 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina.

Nga ana tjetër, disi vështirë që klubi i Morattit të jetë i gatshëm të paguajë një çmim kaq të lartë për një sulmues i cili do të qëndrojë në pankinë në pjesën më të madhe të sezonit (Gilardino, në fakt, mendohet të transferohet tek Interi si zëvendësues i Militos).

Prandaj drejtuesit zikaltër mund të përfshijnë në tratativë Samuele Longon, ndoshta me një shkëmbim huazimesh, në pritje për të diskutuar të ardhmen e Gilardinos në vitin 2013. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2012, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori