Inter, gjithçka për Shaqirin
Pas mbërritjes së Lukas Podolskit Inter kërkon një tjetër goditje në merkato. Sipas asaj që shkruan portali italian "Calciomercato", zikaltrit kanë shtuar presionin te Bayern Munchen për Xherdan Shaqirin, shqiptarin e Zvicrës, i cili duket shumë pranë largimit nga kampionët e Gjermanisë. Për momentin po duelohet me Liverpoolin pasi Juventusi duket pothuajse jashtë gare.

Inter ofron 2 milionë për huazimin e tij deri në fund të sezonit dhe 15 milionë për blerjen e plotë të kartonit. Dje janë zhvilluar edhe kontaktet e para, por operacioni mund të mbyllet pas 7-10 ditësh.

Vetë Shaqiri nuk ka shprehur ndonjë preferencë mes Premier League-s dhe Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori