Inter, goli i baby-Steffe në derbi çmend web-in (VIDEO)
Pëlqej
Fitorja e thellë 6-0 e Interit në derbin Under 19 kundër Milanit, e vlefshme për finalen e turneut "Mamma Cairo", ka nxjerrë një pah një talent që po rritet në shtëpinë zikaltër.

Nëse sheh golin e mesfushorit Demetrio Steffe, i cili po çmend webin, atëherë e kupton se e gjithë kjo zhurmë ia vlen.

Kontroll i topit në ajër, përdorim i mirë i këmbëve dhe më pas gol me anë të një parabole mjeshtërore pas një asisti nga gati 30 metra.

Një gol që ia vlen të rishihet disa herë dhe që mund të jetë një sinjal i mirë edhe për Walter Mazzarrin. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori