Inter hedh sytë nga Xhemaili
Mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili mund të bëhet pjesë e klubit të njohur të Serie A, Inter. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane "Corriere dello Sport", Interi dëshiron shqiptarin e Zvicrës në formën e huazimit.

Mesfushori tetovar që luan për Kombëtaren e Zvicrës gjatë këtij muaji mund të largohet nga napolitanët, për faktin se ai nuk po gjen hapësirën e duhur duke parë që trajneri Walter Mazzari preferon Valon Behramin dhe Gokhan Inler në rolin që ai luan. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2013, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori