Inter hedh sytë nga Xherdan Shaqiri
Pëlqej
Në pritje të shitjes së Ricky Alvarez te Sunderland Inter po shikon për një fantazist në këto ditë të fundit të merkatos së verës. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", ëndrra e madhe e zikaltërve është shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri për të cilin Bayern Munchen kërkon 6 milionë euro për huazimin dhe 25 milionë për kartonin.

Nëse nga skuadra do të largohej edhe Fredy Guarin atëherë operacioni do të ishte shumë më i thjeshtë.

Ndërkohë Interi po vazhdon bisedimet me Atalantan edhe për Bonaventuran. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori