Inter heq dorë nga Lukaku e Dzeko, Conte synon bomberin e Serisë A (FOTO LAJM)

Inter nuk mund të pres më Dzekon e Lukakun. Skuadra e Contes ka disa javë që po tenton një marrëveshje me njërin nga dy sulmuesit e famshëm.

Por, negociatat asnjëherë nuk kanë ecur mirë për shkak të kostos që është shumë më e lartë se sa kërkesa e Interit.

Për këtë, Conte tani ka një plan B. Bëhet fjalë për Duvan Zapatan, sulmuesin e Atalantës.

Trajneri italian ka kërkuar nga agjentët që të nisin bisedimet me menaxherin e Zapatas.

Kërkesa e Contes është për një sulmues shtatlartë e korpulent, dhe Zapata sipas tij përmbushë gjitha pritshmëritë.
Shtuar më 16/07/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori