Inter i bindur mbi te ardhmen e Murinjos
Albeu.com
Hoze Murinjo është dhe do të mbetet përsëri trajner i Interit, duke mohuar kështu zërat që kanë mbërritur nga Spanja që flasin për një marrëveshje të arritur ndërmjet trajnerit portugez dhe Real Madridit“Në meritë të asaj që kanë publikuar sot disa mjete komunikimi publik, edhe në një mënyrë aspak serioze dhe deri diku provokative, F.C Internacionale nënvizon që, nuk janë marrë asnjëherë kontakte me trajnerë të tjerë të klubeve të tjera ose të ndonjë skuadre kombëtare, duke pasur parasysh që Hoze Murinjo ka një kontratë deri në vitin 2013 me Interin dhe duke qenë të gjithë, të përqendruar, eksklusivisht, tek impenjet e ardhshme të rëndësishme që ka skuadra në këtë fund sezoni”, thuhet në deklaratën e Interit.
Shtuar më 12/05/2010, ora 11:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori