Inter i dashuruar me argjentinasit, piketon dy të tjerët pas Martinezit
Interi po përpiqet të sigurojnë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues, zikaltrit kanë nisur që tani nga puna për të afruar element që do të forcojnë organikën e Spallettit.

Ata kanë siguruar sulmuesin argjentias të Racingut, Lautaro Martinez, Ausilio e Sabatini vijojnë pazarin sërish në këtë shtet. Tashmë zikaltrit po negociojnë me Boca Juniorsin, për të transferuar në Milano dy talentet e skuadrëns argjentinase, Nahitan Nandez dhe Gonzalo Maroni.

I pari është një mesfushor polivalent, ndërsa i dyti një fantazist me shumë perspektivë. Interi ka ofruar plot 35 milionë euro për transferimin e tyre, ndërsa synon të mposhtë konkurrencën e madhe që ka veçanërisht për Maronin./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori