Inter i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për mesfushorin e PSG-së
E ardhmja e mesfushorit Javier Pastore është larg PSG-së, sepse lojtari nuk është në planet e trajnerit Unai Emery.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, në mesin e të cilave edhe skuadra e madhe italiane, Inter.

Inter ka kthyer vëmendjen nga mesfushori argjentinas i PSG-së, Javier Pastore.

Sipas El Gol Digital, Inter është gati që të paguajë 30 milionë euro, në mënyrë që Pastore në janar të transferohet në Giuseppe Meazza shkruan Ekspress.

Gjatë janarit skuadra italiane do të tentojë edhe transferimin e mesfushorit gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori