Inter i "shkel syrin" dy lojtarëve të Cagliarit (FOTO LAJM)

Maurizio Pinilla
Cagliari-Inter nuk do të jetë vetëm një ndeshje për javën e gjashtë të Serie A por edhe një dritare e mirë për merkaton e ardhshme të skuadrës zikaltër. Tekniku Walter Mazzarri përveçse do të tentojë tre pikët e rradhës në kampionat, do të testojë nga afër edhe dy futbollistë sardë, për të cilët ka shprehur interesim edhe më parë.

I pari është sulmuesi kilen Maurizio Pinilla, i cili po le gjurmë në klubin ishullor, ndërsa i dyti është një ëndërr e vjetër: Radja Nainggolan, të cilin nuk mundën ta merrnin gjatë verës duke u kënaqur me Sophir Taider dhe për të cilin interesohet edhe Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2013, ora 15:17
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Internazionale Milano në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori